Avokati debaton me gratë, merr goditje e bie në tokë pa ndjenja
Një avokat nga Argjentina është rrëzuar pa ndjenja në tokë nga grushti i një personi, ndërsa po debatonte me një grup femrash. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ku duket qartë se si një burrë me këmishë të bardhë debaton ashpër me gratë, ndërsa një i tretë ndërhyn për ta goditur. “Më raporto nëse mundesh, unë jam avokat”, dëgjohet ai duke thënë teksa debaton, por nuk është bërë e ditur arsyeja e ngjarjes. Ndërkohë, në internet po qarkullon video e shoqëruar me hashtagun, “PinaAlAbogado”, që do të thotë dënoni avokatin. Sipas Dailymail, nuk është bërë e qartë, nëse avokati ka marrë lëndime, apo po merr ndonjë trajtim mjekësor.