Babai gjen gjarprin helmues pranë krevatit të vogëlushit

Një gjarpër helmues i një lloji tepër të shpejtë dhe shumë i rrezikshëm është gjetur në dhomën e një fëmije të vogël vetëm pak centimetra larg krevatit të vogël. Fotoja është postuar në faqen e Facebook-ut të gjuetarëve të gjarpërinjve në brigjet australiane dhe mijëra persona kanë nisur të shikojnë me vëmendje foton dhe të japin opsionin e tyre se ku mund të ishte fshehur gjarpri. Gjarpri i vogël jeshil ndodhet pas kutisë së pelenave. Ai rritet një metër dhe nëse të kafshon shkakton enjtje dhe dhimbje të madhe. Babai i vogëlushit gjeti gjarprin dhe fillimisht mendoi se nuk ishte i rrezikshëm, por pastaj mësoi për rrezikshmërinë e tij.

SHKARKO APP