Balenat fshehin sekretin e jetëgjatësisë

Shkencëtarët mund të kenë gjetur çelësin për një jetë më të gjatë, pas zbulimit të geneve përgjegjëse për jetëgjatësinë e balenave, të cilat jetojnë mbi 200 vjet.

Pasi studiuan modelet genetike të balenave me kokën hark (specie balene, e njohur me emrin shkencor Balaena mysticetus), shkencëtarët zbuluan genet unike që lidhen me rezistencën ndaj kancerit dhe riparimin e ADN – së së dëmtuar.

Pjesa më e madhe e gjitarëve vdesin përpara moshës 100 vjeçare, por shkencëtarët prej kohësh janë përpjekur të kuptojnë sesi kjo lloj balene jeton shumë më gjatë se të tjerat dhe eviton sëmundjet, përfshirë ato të zemrës dhe kancerin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studime në SHBA dhe Britaninë e Madhe bënë të mundur dallimin e ADN – së tek balenat dhe identifikimin e geneve specifike që lidhen me jetëgjatësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas shkencëtarëve, ky zbulim mund të çojë tek genet që mund të përdoren për zgjatjen e jetës të qënieve njerëzore.

Shkencëtarët e Universitetit të Liverpool – it do t’ja injektojnë fillimisht këto gene minjve për të parë nëse do të ketë përmirësim të rezistencës së tyre ndaj sëmundjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?