Banori kap pa dashje momentin shokues kur një vetëtimë godet plazhin (VIDEO)
Vendi në të cilin moti ndryshon në sekondë është Florida.
Në Florida është shumë nxehtë, por kur bie shi, bie aq fort sa që ftohë gjithçka.
Vetëtima është diçka që të gjithë e keni parë ndonjëherë.
Mund të jetë shumë e zhurmshme dhe e rrezikshme nëse gjendeni afër saj.
Një banor që jetonte pranë zonës së plazhit ka kapur pa dashje momentin kur një vetëtimë godet bregun. Fatmirësisht në atë moment nuk kishte njeri në plazh, pasi mund të kishte qenë fatale.