Barbie në mbështetje të të drejtave të LGBTI
Që me krijimin e Barbie në 1959, kukulla kishte një paraqitje të bukur me flokë të verdhë dhe me përmasa joreale trupore. Me kalimin e kohës, Mattel bëri disa ndryshime duke sjellë lloje të ndryshme për t’iu përshtatur të gjithëve ku u krijua Barbie me shami në kokë. Për të mbajtur këtë formë, tashmë Barbie do të vijë me një bluze që shkruane “LOVE WINS”, në mbështetje të të drejtave të LGBTI. Njerëzit po e pëlqejnë shumë që ky ndryshim po vihet re edhe në kukulla, sa shumë persona kanë filluar ta publikojnë në rrjete sociale. Kjo frazë ishte një thirrje për komunitetin LGBTI, ndërsa bluzet Barbie janë të njëjta me to dhe gjenden në faqen e internetit të Song. Postimi ka marrë vëmendjen e të gjithëve, ku ka patur shumë komente pozitive dhe është pëlqyer më shumë se 38 mijë herë.