“Barbie unike dhe ekzotike” (FOTO)

Një gjermane e cila kërkon të kthehet një modele magjepsëse. Ajo ka shpenzuar 50,000 dollarë për operacione, në një përpjekje për ta transformuar veten në një “barbie unike dhe ekzotike”.

Martina, e cila thotë se është 28 vjeç dhe nga numri 6, i ka rritur gjinjtë e saj në një madhësi 32 S dhe ka përdor injeksione për rrezitje për të ndryshuar ngjyrën e trupit, nga e bardhë në të errët.

Ajo pretendon se ka gjinjtë më të mëdhenj në Europë. Ajo shprehet se ka implante unike dhe thotë se planifikon të shpenzojë më shumë për operacionet pavarësisht pamjes tashmë ekstreme.

Dikur ajo aspironte të ishte si Pamela Anderson ose Katie Price, por vendosi që ato nuk janë “aq të buta” dhe thotë se dëshiron të “errët dhe të shohë se cilat janë kufijtë”. Martina fillimisht e nisi kirurgjinë në vitin 2012, kur i dashuri i saj e inkurajoi.

“Më pëlqen t’i shoh reaksionet e njerëzve. Unë dua të shoh sytë e tyre dhe fytyrat e tyre, kur të kaloj. A do të jenë ata  të tronditur duke menduar “se si është e mundur kjo?”

Martina këmbëngul se ajo nuk “pretendon të jetë një vajzë e zezë’, por kërkon të krijojë një “Barbie unike dhe ekzotike”.

“Po, kam lëkurën e një vajze afrikane”, thotë ajo. “Por unë nuk pretendoj të jem një vajzë e zezë. Unë do të krijoj një Barbie unike dhe ekzotike me ngjyrë kafe të errët, flokë të bardhë të ndritshëm dhe kthesa të ekzagjeruara. Më pëlqen ky vështrim”,-u shpreh ajo.

Ajo nuk ka plane për të frenuar varësinë e saj.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

 

SHKARKO APP