Bashkë me dimrin vjen dhe acarimi i lëkurës: 4 këshilla për duar të buta bebi
Ndonjëherë i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe kujdesit të lëkurës dhe harrojmë edhe pjesë të tjera delikate të trupit, si duart. Hidratimi i tyre është po aq i rëndësishëm sa i fytyrës, sidomos në dimër, kur ulja e temperaturave, krijon ndjesinë e “duarve të thata”, duke çuar në acarim dhe skuqje të pjesës së sipërme të duarve.
Më poshtë gjeni 4 këshilla për kujdesin ndaj duarve, në dimër dhe në çdo stinë tjetër të vitit:
Mos lani duart me ujë shumë të nxehtë
Michale Hendrix, dermatologe, thotë se kur lani duart, s’duhet të shqetësoheni shumë për temperaturën e ujit, përsa kohë që është i pastër. Sidoqoftë, duhet thënë se uji shumë i nxehtë mund të heqë “lagështirën” ose hidratimin natyral të duarve tuaja, por uji i vakët mbetet një zgjedhje më e mirë.
E rëndësishme është gjithashtu t’i thani mirë duart pasi t’i lani. Sipas CDC: “Mikorbet përhapen më lehtë kur duart janë të lagura”.
Zgjidhni një dezinfektant të butë
Dezinfektantët e duarve, sidomos kohët e fundit, janë shumë të rëndësishëm për të gjithë ne. Sidoqoftë, përmbajtja e tyre e lartë e alkoolit (ata duhet të jenë të paktën 60 përqind alkool për të qenë efektivë) është një nga elementët që ndikojnë jashtëzakonisht shumë në “tharjen e lëkurës”.
Për fat të mirë, rritja e popullaritetit të dezinfektantëve, do të thotë se ka shumë më tepër mundësi për të zgjedhur opsionin më të mirë për lëkurën tuaj.
Përdorni dezinfektantët me ekstrakte qetësuese, aloe vera, kamomil etj.
Ashtu si me sapunin, edhe këtu duhet t’i fërkoni duart derisa xheli të thahet plotësisht.
Ri-aplikoni krem hidratues sa herë që lani duart
Sapunët dhe dezinfektantët “zhveshin shtresën e jashtme të lëkurës nga vajrat e saj natyrorë”, thotë Dana Stern, dermatologe e specializuar në shëndetin e duarve.
Prandaj, hidratimi i duarve është i rëndësishëm. Kjo këshillë është edhe më e vlefshme gjatë dimrit.
Mos harroni kutikulat
Larja e duarve mund të dëmtojë kutikulat, pjesën mbrojtëse të thonjve tuaj.
Kjo mund të çojë në infeksione të dhimbshme bakteriale, skuqje dhe enjtje. Kjo është arsyeja pse ju nuk duhet t’i prisni kurrë kutikulat tuaja, apo t’i shkulni me forcë, por përkundrazi, t’i mbani të shëndetshme duke i shtyrë në dush, kur lëkura është e butë dhe pastaj duke të aplikoni një krem.