BBC kap për herë të parë skemën e pazakontë në det
Ideja e një peshku që kërcen mbi ujë për të kapur një zog, ngjan më shumë si një përrallë nga një peshkatar. Por, përderisa duket se po sfidon rendin natyror, kjo skenë e jashtëzakonshme është kapur në kamera për herë të parë. Një ekip i televizioni prestigjioz britanik, BBC duke filmuar serinë e re të Blue Planet II, kapën një peshk gjigant trevjeçar, duke gjuajtur zogj deti jashtë bregdetit të Seychelles. Ajo që gjetën dhe filmuan mund të jetë momenti më i shquar i serisë, i cili fillon natën e së dielës. Sekuenca dramatike e gjuetisë ka magjepsur shikuesit dhe ka të ngjarë të shkaktojë krahasime me skenën e famshme të dhjetëra gjarpërinjve që sulmojnë një iguanë, filmuar vitin e kaluar. Përbindëshi i detit fillimisht gjurmon shpendin dhe më pas hidhet në sulm përreth 2 metra në ajër, duke e gëlltitur zogun me një goditje të vetme. Pamjet e sulmit nuk janë publikuar ende.