Bebja dy muajshe digjet në bark me thikë të nxehtë për të kaluar ftohjen

dhe nëna e saj e varfër iu drejtua mjekut popullor të fshatit për të gjetur shpëtim pasi një vit më parë ajo kishte humbur vajzën e saj të madhe për shkak të pneumonisë. Shëruesi i fshatit e dogji 40 herë në bark vogëlushen me majën e një thike të nxehtë, por në vend që të shërohej, gjendja e saj u përkeqësua. Prindërit e dërguan në spital, ku mjekët e vërtetë zbuluan se përveç pneumonisë, vajza kishte një vrimë në zemër. “Ishte e vështirë të shikoje një bebe që po vuante aq shumë. Ishte komplet e djegur në bark dhe mezi merrte frymë. Është për të ardhur keq që familjet në fshatra besojnë se mund të shërohen duke djegur trupin, por nuk i vë faj pasi nuk janë të informuar mbi mjekësinë”, tha doktori Gobind Singh, i cili shtoi se vogëlushja po merr tashmë ndihmën e specializuar. E djegura me hekur të nxehtë ose objekte të ndryshme metalike është një praktikë tradicionale në Indi dhe përdoret për të shëruar malarien, meningjitin apo verdhëzën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?