Bëhet transplantimi i kafkës për herë të parë në botë

 

Mjekët nëTeksas kanë bërë transplantimin e pjesshëm të kafkës dhe lëkurës së kokës për herë të parë në botë, duke ndihmuar një njeri me një plagë të madhe kokë nga trajtimi i kancerit.

Pacienti Jim Boysen, 55-vjeçar – pritet të dalë nga spitali të enjten, me një veshkë dhe pankreas të ri, së bashku me lëkurë e kokës dhe kafkë të transplantuar, raporton REL.

Ai tha se ishte i habitur se si edhe mjekët kishin arritur të gjenin një donator të organeve me lëkurë dhe ngjyrë të ngjashme.

"Është disi tronditëse, me të vërtetë. Unë do të kem flokë më shumë sesa kur isha 21 vjeçar", bënte shkaka Boysen në një intervistë me Associated Press.

Vitin e kaluar, mjekët në Holandë thanë se kishin zëvendësuar shumicën e kafkës së një gruaje me një plastike të shtypur me printerin 3D.

Operacioni Teksas mendohet të jetë i pari transplantim i kafkës nga një donator njerëzor, në krahasim me një impiantet artificiale që janë bërë.

Gjatë dekadës së fundit, po bëhen transplantime që janë konsideruar të pamundura të bëhen.

Më shumë se 70 transplantime të dorës janë bërë në mbarë botën.

Tetorin e kaluar, një grua suedeze u bë e para në botë që lindi fëmijë pas një transplantimi të mitrës.

Një mori e pacientëve kanë marrë transplantime ose impiante nga pjesë të trupit shtypura nga printerët 3D.

SHKARKO APP