Bëhuni gati për një hënë super të madhe këto ditë

Kjo hënë pritet të jetë hëna më e madhe prej super hënave që kemi parë deri më tani.

Të hënën, më 14 nëntor, super hëna do të jetë veçanërisht “super” sepse do jetë hëna e plotë më e afërt me Tokën që prej vitit 1948, dhe një të tillë nuk do ta shohim deri më 2034.

Sipas NASA-së, nuk keni nevojë që të zgjoheni herët për ta parë, transmeton Gazeta Express.Të hënën më 14 nëntor super hëna do të shfaqet nga ora 12:20 pasdite, dhe nëse nuk jeni person që zgjoheni herët, mos u brengosni, thotë NASA.

SHKARKO APP