Bëjeni këtë test për pesë sekonda që të zbuloni se sa të stresuar jeni!

A jeni të stresuar tani? Sa të stresuar jeni? A jeni aq të stresuar sa për të shkuar në pushime, apo ndoshta edhe aq të stresuar sa për të shkuar në spital?

Këtë mund ta zbuloni për vetëm pesë sekonda, kësisoj e shmangni edhe vizitën te doktori.

Psikiatri japonez, Akyoshi Kitaoka, ka krijuar një test për të matur stresin në formë të iluzionit optik.

Krejt çfarë duhet të bëni është të shikoni në qendër të pikturës së mëposhtme për pesë sekonda.

Në fillim, rrathët do të fillojnë të lëvizin shumë shpejtë dhe pastaj do të fillojnë të ngadalësojnë, kjo është edhe arsyeja se përse duhet të pritni pesë sekonda.

Shikoni qendrën e kësaj pikture për pesë sekonda dhe lexoni më poshtë për t’i parë rezultatet.

Këto janë rezultatet:

– Nëse pas pesë sekondave rrathët janë ende duke lëvizur shpejt, atëherë jeni shumë të stresuar dhe duhet të relaksoheni.

– Nëse rrathët fillojnë të lëvizin ngadalë, atëherë niveli juaj i stresit është i ulët dhe normal.

– Nëse rrathët thuajse kanë ndaluar lëvizjen, atëherë niveli juaj i stresit është shumë i ulët dhe ju jeni person i qetë, e që kjo është një dhuratë e mirë në ditët e sotme. Vazhdoni të bëni atë që bëni, sepse jeni duke e bërë siç duhet!

SHKARKO APP