Bëni këto dy pyetje dhe shikoni çfarë do ndodhë
Pyetjet janë pjesë e rëndësishme e çdo lidhje… duke filluar nga “A dëshiron të dalësh ndonjëherë me mua” te “Pse po gërhet aq shumë?”, “A do të martohesh me mua” e deri te “Pse po mendon qe jam i zemëruar?”
Sipas psikoterapistit Ken Page, ekzistojnë dy pyetje, më të rëndësishme se të gjitha tjerat, të cilat duhet t’ia bëjmë vetvetes.
Këto dy pyetje janë:
1. Cilat veprime në këtë lidhje më inspirojnë më së shumti?
2. Cilat veprime në këtë lidhje më lëndojnë më së shumti?
Arsyeja prapa këtyre dy pyetjeve, siç shkruan ai për “Your Tango”, është se aty ku lëndohemi më së shumti dhe inspirohemi më së shumti tregon se çfarë na intereson më së shumti:
“Të gjithë kemi dëshirë të ndjehemi të dashuruar, të dëgjuar dhe të vlerësuar – fundja fundit, këto janë nevoja universale. Sidoqoftë, pjesët rreth vetvetes tonë ku ndjehemi më të vullnetshëm, ku ndjehemi më në urgjent që të kuptohemi dhe të vlerësohemi, janë pjesë të cilat kanë nevojë për respektin dhe kujdesin më të madh”.
Pastaj, kur t’iu keni përgjigjur pyetjeve, imagjinojeni veten sikurse jeni në këpucët e partnerit dhe përpiquni të imagjinoni se cilat do të ishin përgjigjet e tij.
Page ka shtuar se aq më shumë që i kuptoni dhe vlerësoni këto pjesë të të dashurit tuaj, aq më shumë ai/ajo do të ndjehet i dashuruar dhe vlerësuar nga ju, ndërsa lidhja juaj do të manifestohet me lidhje më të fortë emocionale dhe gëzim më të madh.