Bëni kujdes më datë 15 janar
Pas qejfit të festave të fundvitit, muaji janar nuk është edhe aq i gëzuar për të gjithë. Ai është cilësuar nga shumë studiues si muaji më i zymtë e më i trishtuar i vitit. Pikërisht në këtë muaj ndodh edhe fenomeni i Hënës Blu. Por kur është e Hëna Blu për vitin 2018? Dita është shpikur si “dita më e dëshpëruar e vitit”. E Hëna Blu zakonisht bie të hënën e tretë të janarit çdo vit. Këtë vit ajo do të shënohet të hënën, më 15 janar. E hëna blu mund të bjerë edhe në të hënën e dytë, ose të katërt.