Berberi më i famshëm në botë, ai i presidentit francez
Rënia e flokëve dhe shkurtimet buxhetore nuk e kanë ndalur presidentin e Francës, Francois Hollande, që pranë vetes të paguajë berberin e tij, të cilit i jepet një shumë e majme e të hollave. Njerëzit në mbarë botën kanë reaguar me zemërim, pasi zëdhënësi i Qeverisë franceze këtë javë konfirmoi ekzistencën e berberit zyrtar presidencial, i cili i merr 9.895 euro në muaj dhe udhëton kudo që shkon Hollande. Brenda një viti, paga e tij, e paguar prej tatimpaguesve francezë shkon në gati 132.000 dollarë, shkruan CNN. Kjo është afërsisht pesëfishi i të ardhurave të një berberi të zakonshëm në Francë. Në intervistën të enjten për televizionin francez, Hollande ka thënë se reagimi i publikut në lidhje me këtë lajm ka dalë jashtë kontrollit.