Bëri vaksinën anti-Covid, nga gëzimi shkon e kërcen mbi liqenin e ngrirë
Shumë njerëz janë ndjerë të çliruar pasi kanë bërë vaksinën anti-covid, madje ka nga ato që kanë shprehur gëzimin duke kërcuar mbi liqenin e ngrirë. Kjo ka ndodhur me Gurdeep Pandher.
Ai interpreton Bhangra, një vallëzim nga Punjab, në një liqen të ngrirë në Kanada. Videoja e postuar në llogarinë e tij në Tëitter për të festuar vaksinimin e tij kundër Covid-19, ka marrë mijëra shikime.
“Dje në mbrëmje mora vaksinën time Covid-19. Pastaj shkova në një liqen të ngrirë për të kërcyer Bhangra mbi të për të përcjellë shpresë dhe pozitivitet në të gjithë Kanadanë dhe më gjerë për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve”- thotë Pandher