Beteja e Vaterlosë, ekspozohet manteli i Napoleonit
Kështjella Windsor, vendbanimi i mbretëreshës në Berkshire, në perëndim të Londrës ka çelur një ekspozitë për publikun me rastin e përvjetorit të betejës së Vaterlosë, e cila u dha fund luftrave të Napoleonit në fund të shekullit të 18 dhe fillim të shekullit 19.
Në ekspozitë përfshihet edhe një mantel i Napoleonit, i cili është marrë nga bagazhi i perandorit dhe është vendosur në dhomën dedikuar betejës së famshme të Vaterlosë.
Gjithashtu në dhomën ekspozitë thuajse rreth e rrotull saj janë shumë portrete të princit George IV, i cili i porositi për të festuar paqen pas disfatës së Napoleonit.
Kate Heard, kuratore e galerisë së pikturave dhe artit në rezidencën e mbretëreshës thotë se ekpsozita është një përkujtim i Vaterlosë, e cila është një pikë kthese shumë e rëndëshme në historinë europiane.
“Ishte momenti kur lufrat dhe trazirat napoleonike përfunduan dhe ne kemi zgjedhur të përkujtojmë atë periudhë pikërisht në kështjellën Windsor. Kemi zgjedhur këtë dhomë, që ndodhet në zemër të saj, për të festuar betejen e paqes dhe atë që erdhi pas saj,” thotë Kate.
Dokumentet e marra nga arkiva mbretërore tregojnë detaje nga ajo periudhë , ndërkohë që ekspozita përfshin veshje dhe sende të Vaterlosë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në janar të vitit 2016.