Bie në pus, i gjithë fshati në shpëtim të elefantit

Një elefant i vogël ka rënë brenda një pusi në përpjekje për të pirë ujë.

Rënkimet e katër muajshit për ndihmë u dëgjuan nga banorët e zonës të cilët e gjetën në një thellësi prej 1.8 metrash brenda pusit në në Ampara, Sri Lanka.

Një ekip shpëtimi erdhi në vendngjarje pasi fshatarët ngritën alarmin. Departamenti i pyejeve dhe kafshëve të egra nxituan për të nxjerrë elefantin jashtë pusit me anë të një vinçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kishin vështirësi për ta nxjerrë jashtë pasi disa elefantë të tjerë përfshirë dhe nënën e tij po qëndronin roje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pamje zyrtarët dhe fshatarët shihen duke gërmuar tokën rreth pusit me vinç dhe duke hequr bllokun e betoni të pusit për të nxjerrë elefantin jashtë.

YouTube player

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?