Biznesmeni i ‘Fabernovel’ propozon: Franca të shesë Mona Lizën për 50 miliardë euro që të përballojë krizën

Edhe vendet më të fuqishme europiane kanë probleme të mëdha me krizën që ka shkaktuar koronavirusi. Por një propozim i debatuar vjen nga biznesmeni i ‘Fabernovel’ , Stephane Distinguin që propozon shitjen e pikturën e Mona Lizës.

Mona Liza apo Xhokonda është një nga piktura më të rralla dhe vepër historike e realizuar nga Leonardo da Vinçi gjatë shekullit të 16-të të Rilindjes italiane, por Distinguin thotë se Franca duhet ta shesë për 50 miliardë euro.

Mona Liza është një nga arsyet se pse muzeu i Luvrit në Paris është aq shumë i famshëm dhe i vizituar. A do të heqë dorë Franca nga Mona Liza prej koronavirusit?

SHKARKO APP