Biznesmeni paguan faturat e energjisë elektrike për 36 familje

Një biznesmen në Florida ka shlyer faturat e 36 familjeve që rrezikonin të mbeteshin pa energji elektrike gjatë sezonit të festave.

Pasi mori faturën e tij të energjisë, Michael Esmond i erdhi ideja ti hiqte një pjesë të stresit fqinjëve.

Ai kontaktoi me kompaninë e energjisë në qytetin Gulf Breeze, ku ai jeton, për të pyetur se kush ishin banorët që nuk kishin paguar faturat dhe kërkoi të paguheshin në emër të tij.

Kur shkoi të paguante faturën e tij të gazit dhe energjisë, 73-vjeçari zbuloi se furnizimet me energjie elektrike do ndërpriteshin në disa shtëpi nëse nuk paguheshin deri në 26 dhjetor.

Në total, Esmond pagoi 4.600 dollarë për të ndihmuar 36 familje në komunitetin e tij prej 6.000 banorësh.

SHKARKO APP