Boeing 777 arrin shpejtësinë e zërit
Mësohet se një avion pasagjeresh Boeing 777 i linjës New York-Londer, i shoqërisë British Airways, arriti shpejtësinë rekord prej 1200 km/ore duke e mbuluar distancën mes dy qyteteve ne 5 ore e 16 minuta, ose rreth 1.5 ore me shpejt se koha normale.
E gjithë kjo ne fakt nuk i detyrohet asnjë ndryshimi te posaçëm te avionit, por vetëm shpejtësisë se rrymave ajrore qe ne atë korridor lëviznin me një shpejtësi te madhe qe u llogarit ne 323 km ne ore.
Për pasoje, pasagjeret arritën ne destinacion rreth 1 ore e tridhjete minuta me shpejt, një moment ky qe i ka shtyre specialistet te pyesin vete nëse është e mundur qe edhe ne te ardhmen te shfrytëzohen “avantazhe meteorologjike” te kësaj natyre.