Boeing bashkëpunon me një kompani afrikane për të nxjerrë karburant nga bima e duhanit
Karburanti i avionëve do të jetë i përbërë nga një bimë hibride duhani e njohur si solaris, e cila do të jetë e prodhuar nga prodhuesi i karburantëve alternative për avionët Skynrg.Rritja e testuar e këtyre bimëve, të cilat nuk kanë nikotinë, është në vazhdim në Afrikën e Jugut, me bio karburantin që pritet të ekstraktohet prej tyre në vitet e ardhshme, thonë kompanitë.Duke përdorur duhanin hybrid, ne mund të njohim më tej kultivuesit e duhanit në Afrikën e Jugut me këtë lloj tregu në rritje duke i inkurajuar që të investojnë këtu dhe jo në duhanpirje, thonë specialistët.
Ky lloj biokarburanti ka potencial në shumë rajone ku duhani tradicional po kultivohet, përfshirë Afriken, Europën qëndrore dhe jugore, Azinë, oqeaninë dhe Ameriken latine, thonë përfaqësuesit e Boeing.Afrika e jugut ka caktuar fillimin e tetorit të vitit tjetër si datën kur prodhuesit e karburantëve do të fillojnë të përziejnë naftën dhe benzinën me biokarburant për të ulur varesinë nga karburanti i importuar.
Industria e bio karburantëve në Afriken e Jugut, prodhuesin më të madh agrikultural të kontinentit, ka qenë hezituese për shkak të një regjimi regullator jo adekuat dhe shqetësimeve se biokarburanti do të dëmtonte sigurinë e ushqimit dhe do të ndikonte në çmimet e ushqimeve.