Boja e flokëve ndikoi negativisht tek kjo vajzë, zbuloni çfarë i ndodhi
Një grua ka treguar rastin e saj ku ka përfunduar e shtruar në spital pas përdorimit të një boje flokësh në shtëpi. Lauren Woods shpërndau fotografitë ku shfaqej me kokë dhe sy të hapur. Ajo zbuloi se reaksioni i erdhi nga boja “Clairol”, pavarësisht se bëri një test para se ta zbatonte tek flokët e saj me 8 shkurt. Mëngjesin e së shtunës, Lauren tha se koka e saj u fry dhe skalpi filloi të digjej prandaj shkoi menjëherë në spital. Edhe pse u dërgua në shtëpi 2 herë për pak ditë, fytyra dhe koka e saj vazhdonin të qëndronin të fryra. Kur u zgjua mëngjesin e së dielës, nuk arrinin të hapnin sytë, prandaj shkoi për herë të tretë në spital. Pasi mori steroide dhe tableta për alergjinë, ajo qëndroi në shtëpi për 7 ditë, derisa pamja iu përmirësua.