“Brekët”e së dashurës së Hitlerit, u shitën 3,500 dollarë (FOTO)
Një palë të brendshme mëndafshi të veshura nga Eva Braun, e së dashurës së Hitlerit, janë shitur për 3,500 dollarë. Të qëndisura me inicialet e saja, ato u shitën në një ankand.
I interesuar për ato edhe që i bleu është një koleksionist anglez, i cili gjithashtu ka një buzëkuq të Braun-t, të blerë për 400 dollarë dhe unazën e saj të artë të gdhendur nga gjashtë gurë rubiku në vlerën e 1,500 dollarëve.
Të brendshmet dhe unaza janë marrë si kujtime nga një ushtar amerikan i cili i gjeti ato në një bunker të braktisur nga Hitleri në Alpet e Bavarisë. Ai i mori përsëri ato në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore. Ato kanë një dantellë dhe fjongo të bardhë të prodhuara në vitin 1940, si pjesë e modes së atëhershme.
Dy kuti argjendi tualeti, një enë argjendi dhe një varëse që të gjithë kanë inicialet e KZ të gdhendur mbi to janë shitur gjithashtu.
Artikujt mbi këto sende, do të ishin pjesë e shtypi menjëherë pasi Hitleri kreu vetëvrasje pas martesës në bunkerin përbindësh nazist në Berlin në fund të luftës.
Sophie Jones ka thënë: “Të gjitha këto objekte i përkasin një koleksionisti britanik i cili kishte ato për shumë vite me vete”.
Eva Braun u takua me Hitlerin në vitin 1929, kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai ishte 40 vjeç, ku u bë dhe e dashura e tij. Në vitin 1936 ajo u bë pjesë e familjes së tij, por nuk morri pjesë në ngjarjet zyrtare të familjes së Hitlerit.
Në fillim të prillit të vitit 1945, kur lufta ishte e humbur ajo udhëtoi me Hitlerin dhe ata u martuan pak para se të dy të kryenin vetëvrasje.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla