Britania në gusht publikon dosjen për UFO-t

                       

Duket se, megjithatë, gjërat rreth alienëve janë duke shkuar përpara. Dosjet tepër sekrete të Departamentit të mbrojtjes së shpejti do të bëhen publike, duke treguar takimet e mistershme që kanë ndodhë me UFO-t gjatë 30 vjetëve të fundit, raporotn Gazeta Kosova Sot

Ithtarët e UFO-ve janë të bindur se publikimi i këtyre dokumenteve do të dëshmojnë njëherë e mirë për ekzistimin e alienëve, të cilët, sipas tyre, e kanë vizituar planetin tonë tash e disa shekuj. Vitin e kaluar ishin liruar 18 dokumente në lidhje me UFO-t, kur ministria britanike e mbrojtjes pranoi ekzistimin e këtyre dokumenteve. Sipas ueb sajtit “Genzwissenschaft-Aktuell.de”, dokumentet e reja do të publikohen gjatë muajit gusht.

SHKARKO APP