Britaniku vendos rekord, 100 orë i varur në tel në 200 metra lartësi

Sportisti britanik Jediah Doohan ka vendosur një rekord të ri botëror duke qëndruar 100 orë i varur në tel në një lartësi prej 200 metra në kanionin Sahinkaya, në Samsun të Turqisë. Britaniku ka vendosur rekord të ri në festivalin e sporteve ekstreme “Falcon Fest”, i cili u mbajt në kuadër të shënimit të 19 Majit, Ditës së të Rinjve dhe Sportit në Turqi. Doohan të hënën më 15 maj, u ngjit në tela, ku kaloi 100 orë të plota. Në tela ishte i varur në një ulëse të improvizuar dhe pranë tij kishte ushqim. Doohan tha se pas shumë përpjekjeve, arriti të thyejë rekordin e mëparshëm prej 90 orësh, të cilin e mbante një person tjetër. Ai shtoi se për shkak të kushteve të këqija të motit në dy ditët e fundit ka pasur disa vështirësi, duke shtuar se ishte i lumtur për suksesin e tij.

SHKARKO APP