“Buka dhe profesori”/ Historia që i përloti të gjithë ata që e lexuan

Pas vdekjes të një profesori, kthehet djali tij nga emigrimi dhe nisë të largoje sendet e të ndjerit babait të tij. Pranë shumë gjërave të vlefshme, në dhomën e tij të punës, në një dollap, djali gjen edhe një bukë të fortë dhe të thatë.

Shërbëtorja, e cila ishte kujdesur për profesorin deri në vdekje, dinte dhe arsyen pse ai në atë dollap kishte ruajtur bukën dhe ja rrëfeu djalit të tij:

Në vitet e para pas luftës, profesori ishte i shtrirë për vdekje. Një mik i tij i dashur, i dërgoi atij një bukë, në mënyrë që të kishte edhe ai diçka për të ngrënë. Profesorit iu kujtua familja fqinje e varfëruar, e cila kishte dhe disa fëmijë dhe kërkoi që t’u dërgohet atyre.

Familja e fqinjit u prek shumë nga mirësia e profesorit, por ajo nuk deshi ta mbajë për vete këtë dhuratë të çmueshme, por ia dërgoi një të veje, që jetonte në një shtëpi pranë tyre, në një dhomë të vogël të tavanit.

Plaka u gëzua shumë për bukën, por ia dërgoi bijës së vet, që jetonte disa shtëpi më larg dhe kishte një djalë të vogël dhe nuk kishin asgjë për të ngrënë.

Bija u gëzua për bukën dhe menjëherë i vajti mendja te profesori i sëmurë për vdekje. Iu kujtua se ai kishte ndihmuar njëherë djalin e saj të vogël dhe kishte refuzuar të merrte lekë dhe pa u menduar dy herë, ia dërgoi profesorit të sëmurë.

Profesori e rinjohu menjëherë buken. Ndërsa e mbante bukën në dorë, tha: “Derisa në mes nesh të jetojnë njerëz, që veprojnë në këtë mënyrë, ne nuk duhet të kemi frikë për të ardhmen!”

Qysh atë ditë, ai e ruajti bukën në dollap.

Në kohë të vështira, në të cilat kishte shumë pak shpresë, ai merrte bukën në dorë, mendohej dhe ndjehej mirë.” /shkollaesuksesit.com

SHKARKO APP