Burrat më të gjatë në botë gjenden në Hollandë, gratë në Lituani

Sipas studimit më të fundit të publikuar në eLife, rezulton që burrat nga Hollanda dhe gratë nga Lituania janë nacionalitetet më të gjatë në botë. Sipas hulumtimit, burrat Holandez janë 183 të gjatë, ndërsa gratë nga Lituania janë 170 cm. Studimi ka pasur për kampionim 187 vende të botës që nga viti 1914, listat për lartësi dominohen kryesisht nga vendet evropiane, duke treguar dhe një tendencë në rritje në perëndim. Burrat iranian dhe gratë koreane-jugore kanë pasur ndryshimin më të madh, duke rritur lartësinë e tyre prej më shumë se 16cm dhe 20cm. Në bazë të rezultateve, gratë më të vogla janë në Guatemala, që është një status që ky shtet e mban që nga viti 1914.

SHKARKO APP