Burri gjen në oborrin e shtëpisë bunkerin e Luftës së Dytë Botërore

Një burrë i cili po rinovonte shtëpinë e tij u habit nga ajo çfarë gjeti në oborrin e pasim të vilës së tij.

Chris Scott u trondit pasi aty gjeti një bunker të Luftës së Dytë Botërore që nuk ishte prishur në dekadat që kanë kaluar.

Zbulimi u bë pasi ai shkoi për të hetuar atë që qëndronte fshehur nën atë që Scott mendonte se ishte një mbulesë kullimi pas shtëpisë së tij në Middlesborough.

Ishte ndërtuesi Tony Sizer i cili e bindi atë të hapte kapakun të  vendosur rreth 20 metra larg derës së pasme të shtëpisë.

Pasi kaloi dy ditë duke pastuAr baltën që ishte aty, gjeti një bunker të gjerë të Luftës së Dytë Botërore që përbëhej nga dy dhoma me mure prej betoni dhe dy kapakë shpëtimi.

SHKARKO APP