Burri mban në krahë trupin e gruas së vdekur për milje të tëra

Një burrë në Indi u detyrua të mbante në krahë trupin e gruas së tij të vdekur për milje të tëra, pasi spitali në të cilin ajo ndërroi jetë nuk u siguroi transport për ta kthyer trupin e saj të pajetë në fshat. Duke mos pasur para për të paguar një makinë , Dana Manjihi, eci rreth 10 kilometra në këmbë me trupin e së shoqes në krahë.

Nëpër të nxehtin e temperaturave të verës, ai e mbajti trupin e gruas të mbështjellë në një çarçaf blu, mbi shpatull. Ai ishte i shoqëruar nga vajza e tij 12-vjeçare që qante e dëshpëruar për fatin e nënës së saj. Gruaja Amang Dei, 42 vjeç, vdiq nga turbekulozi të enjten në darkë në një spital në shtetin lindor të Odishas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?