Burri më i vjetër në botë, nuk jeton më!

Burri më i vjetër në botë, japonezi Sakari Momoi, nuk jeton më.

Ai vdiq në Tokio në moshën 112-vjeçare. Babai i 5 fëmijëve mësohet se ndërroi jetë këtë të dielë.

Në muajin gusht të këtij viti, ai u shpall nga Rekordet “Guinness” si burri më i vjetër në botë.

Në muajin prill vdiq personi më i vjetër në botë, Misao Okaëa, po nga Japonia.

Ajo vdiq në moshën 117-vjeçare, duke ia lënë stafetën amerikanes 116-vjeçare Susannah Mushatt Jones.

SHKARKO APP