Çaji i Zi, nuk e ka origjinën nga Rusia dhe as nga Turqia


Në ditët e dimrit të acartë një gotë çaji është ideali për tu ngrohur nga brenda se temperaturat e larta kanë nevojë për pak ngrohje. Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush nga ne e di se nga e ka kjo pije e ngrohtë origjinën. Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, siç përdoret në publik nuk vjen nga Rusia. Çaji i Zi njihet edhe ndryshe si çaj i Turqisë, pasi që aty popullata e përdor në çdo vakt të ditës. Por nga historia është zbuluar se as nga ky vend nuk vjen ky lloj çaj i zi.

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët. Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare, sidomos nga moshat e rritura. Shija e çajit varet nga; Kualiteti i çajit, Uji në të cilin zihet, dhe ena në të cilën përgatitet.

R.Shtylla

SHKARKO APP