Çanta me pluhur dhe gurë nga Hëna u shit 1.8 milion dollarë

Çantë që ka përdorur astronauti amerikan, Neil Armstrong, për të mbledhur mostrat e para nga Hëna dhe për ti sjellë në tokë është shitur në një ankand në Nju Jork për 1.8 milion dollarë.

Çanta nga misioni Apollo 11, i vitit 1969, është blerë nga një anonim në shtëpinë e ankandeve Sotheby.

Në çantë vazhdon të ketë pluhur nga Hëna dhe gurë të vegjël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ankandi është organizuar në përvjetorin e 48-të të arritjes së parë të njeriut në Hënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?