Çarçafët dhe jastëkët, një guidë e vogël për një krevat perfekt

Shkenca na mëson se si të garantojmë higjienën maksimale për shtratin tonë

E kishit imagjinuar? As krevati ynë nuk është një vend i sigurt. Mes çarçafëve, batanijeve dhe jastëkëve fshihen mikrobe të shumta, që mund të rrezikojnë jo vetëm pushimin tonë, por edhe shëndetin tonë. E thotë edhe shkenca: çarçafët duhet të ndërrohen çdo shtatë ditë dhe jastëku duhet jo vetëm të lahet dhe të pastrohet shpesh, por edhe të zëvendësohet maksimumi çdo dy-tre vjet.

Nga studimi i mikrobiologut Philip Tierno, i Universitetit të Nju Jorkut, del që çarçafët janë shpesh një terren pjellor i rritjes së baktereve, merimangave dhe mysafirëve  të tjerë të pakëndshëm, kështu që duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë që të sigurojmë që krevati ynë, vendi ku kalojmë një të tretën e kohës sonë, të jetë një vend me higjienë maksimale, për një gjumë perfekt.

ÇARÇAFËT – Është e këshillueshme që ato të ndërrohen çdo shtatë ditë, sidomos në verë, kur djersijmë më shumë dhe veshim të brendshme më të lehta. Edhe 8-9 ditë është një frekuencë e pranueshme, por në asnjë rast nuk duhet të kalojë 12 ditë. Trupi ynë pret në fakt miliona baktere, të cilat depozitohen në pëlhurë, me të cilën ne hyjmë në kontakt duke fjetur përmes djersës (prodhojmë deri në 100 litra në vit!), por edhe përmes kollitjes, teshtitjes dhe lëngjeve të tjera trupore. Sigurisht, ata që flenë lakuriq “i bëjnë pis” çarçafët më shumë se ata që përdorin pizhame apo këmishë nate, por gjërat nuk ndryshojnë aq shumë. Djersitja e trupit gjithashtu favorizon formimin e kërpudhave që në ngrohtësinë e krevatit, kanë terren pjellor për t’u shumëfishuar. Mikrobeve që mbartim ne, me trupin tonë, u shtohen dhe ata që vijnë nga jashtë, si merimangat e pluhurit, qimet e kafshëve shtëpiake dhe papastërtitë e sjella nga objektet që ne aksidentalisht depozitojmë në krevat. Përdorni çarçafët e fibrave natyrale dhe i lani ato shpesh, sepse është norma higjienike numër një për t’u larguar nga çrregullime të tilla, si pezmatimi i lëkurës, alergjia apo nga infeksionet e llojeve të ndryshme.

JASTËKËT – Edhe këto përbëjnë një vend ndotjeje. Për këtë ata duhet të duhet të pastrohen shpesh me një fshesë me korrent dhe të lahen në makinë larëse (ndoshta duke shtuar edhe detergjent higjienik). Çdo dy-tre vjet duhet të zëvendësohen, duke zgjedhur më së miri ato të bërë me materiale anti-alergjike. Ju duket e tepërt? Shkencëtarët kanë zbuluar se në një jastëk mund të mbivendosen 4 deri në 17 lloje të ndryshme kërpudhash. Duke vendosur fytyrën direkt në jastëk, është praktikisht e pamundur të mos i thithim ato. Gjithashtu është e këshillueshme të heqim me kujdes make-up para se të shkojmë për të fjetur, si për të lënë lëkurën të marrë frymë gjatë orëve të natës, ashtu edhe për të mos transferuar mbetjet e make-up në jastëk.

PIZHAMET – Vlen ajo që thamë për çarçafët: duhet të ndërrohen shumë shpesh, të paktën një herë në javë. Duhet të theksohet fakti se burrat kanë tendencë t’i lajnë ato më rrallë se gratë.

KREVATI RREGULLOHET ÇDO MËNGJES? – Paradoksalisht, ata që e lënë shtratin të parregulluar dhe të hapur gjatë ditës bëjnë një gjë të shëndetshme: çarçafët në kontakt me ajrin në dhomë, shpërndajnë më mirë lagështinë dhe për këtë arsye merimangat dhe mikrobet, të cilët kanë nevojë për ujë për të mbijetuar, gjejnë një ambient më pak të favorshëm dhe vdesin më lehtë. Pra, lini shtratin të parregulluar, me çarçafë dhe batanije në ajër, sepse kështu mbani larg parazitët e pluhurit. Pra një herë të vetme, edhe dembelët dhe njerëzit e çrregullt kanë të drejtë.

/Shqip

SHKARKO APP