Ç’është ai objekt misterioz në zyrën e Putinit?
Kur presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi tërheqjen e pjesshme të trupave ruse nga Rusia, ai shkaktoi habi në mbarë botën.
Por në rrjetet sociale ruse u ndez një debat që nuk kishte lidhje me Sirinë, raporton Spiegel.
Në zyrën me dru të errët të Putinit binte në sy një objekt i çuditshëm në sfond.
Kanali televiziv NTV tha se ishte një objekt absolutisht joprotokollar.
Dyshimet e para ishin se mund të jetë një tavolinë hekurosje, për shkak se ngjan shumë me një të tillë.
Në rrjetet sociale shpërtheu humori.
“I shkreti, i hekuros vetë këmishat e tij,” thanë disa.
Por Kremlini i ka shuar të gjitha spekulimet.
Sipas tyre, bëhet fjalë për një ndriçues ultravjollcë, model Desar-4.
Ai pastron ajrin nga mikrobet.
Të tilla pajisje përdoren në spitalet ruse, por edhe në shkolla, për të penguar përhapjen e sëmundjeve infektive.
Sipas një zëdhënësi të Kremlinit, Putin bën shumë takime gjatë ditës, por askush nuk i kontrollon vizitorët për sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes.
Llampa UV i vret mikrobet brenda pak sekondave.
Sipas ekspertëve, ajo zhduk deri 99 përqind të të gjitha mikrobeve bakteriale.
Putin është një tip sportiv dhe kujdeset për imazhin e tij. Ai është shumë larg paraardhësve të tij, fjala bie Boris Jelcin, që ishte vazhdimisht i sëmurë.
Gazetari Michail Sygar thotë se ai nuk i lejon ministrat që të teshtijnë pranë tij.
“Marsh, ik, nuk duhet të sëmurem prej teje,” u thotë nëse e bëjnë diçka të tillë.