Çfarë ndodh me Noizy-in, hedh miliona lekë në disko (VIDEO)

Noizy është vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Këtë herë nuk ka pasur ndonjë sherr mes tij dhe konkurrentëve, por diçka ‘soft’.

Rrepisti gjatë performancën në një nga lokalet e natës në Tiranë, ka hapur çantë me para duke shpërndarë miliona lekë.

Në një video të publikuar nga “News24”, Noizy nxjerr nga çanta topa me para dhe i hedh ato në ajër.

Këtë veprim, ai e ka bërë me rastin e ditëlindjes të disa nga të pranishmit.

“Meqë jemi midis Tirone”, ka thënë Noizy pak para se të hidhte lekët. Kënga me të njëjtin titull, “Midis Tirone”, pritet të vijë së shpejti si një super hit nga Noizy.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=1Cee_JKyrNI” width=”460″ height=”315″]

SHKARKO APP