Cfarë ngjyre manikyri përdor mbretëresha e Anglisë
Mbretëresha Elizabeth ka dëshmuar prej vitesh se ka shije shumë të veçanta, pasi zotëron më shumë se 200 versione të së njëjtës çantë dhe nuk do udhëton pa ëmbëlsirën e saj të preferuar në dorë, apo për përdorimin vetëm të një ngjyre manikyri. Manikyri ikonë “Ballet Slippers”, një rozë e veçantë është i preferuari i blogereve të bukurisë dhe të famshmeve. Sipas faqes së internetit “Essie”, Mbretëresha Elizabeth ka qenë një fanse e manikyrit rozë që nga viti 1989, kur stilisti i saj i flokëve i dërgoi kompanisë një letër që kërkonte “një manikyr, ngjyra e së cilës do ta kishte vetëm Madhëria e saj”. Thjesht për kuriozitet, ky lloj manikyri kushton vetëm 9 dollarë.