Çfarë u ndodh peshqve nëse rrufeja bie në det?
Çdo gjë fillon me rrezet e diellit dhe ngritjen e ajrit të nxehur në sipërfaqen e Tokës, sipas një lajmi në revistën “BBC Focus”. Ndërkohë, ajri mbart me vete edhe ujin e avulluar.
Pasi ngrihet disa kilometra lart, ajri përballet me shtresat e ftohta, avullon dhe kështu krijohet reja. Këto re ngrihen edhe më lart, dhe me ndihmën e rrymave ajrore prodhojnë një energji elektrike statike duke përplasur me njëri-tjetrin kristalet e akullta të krijuara brenda tyre. Kjo energji elektrike ka ngarkesë pozitive në shtresën e sipërme dhe negative në të poshtme.
Kur ngarkesa brenda resë arrin fuqinë e jonizimit të ajrit krijohet vetëtima. Ndërsa rrufeja shfaqet nga krijimi i një kanali ajror të jonizuar mes reve. Kur bashkohen të dy rrymat, e gjithë ngarkesa statike kalon në kanal duke krijuar kështu rrufenë.
Nëse kjo rrymë kaq e lartë prek një gjallesë apo objekt, e dëmton rëndë atë. Nëse rrufeja bie në det ajo përhapet menjëherë lehtësishtnë ujë me ndihmën e jonizimeve brenda ujit. Nëse brenda fushës së rrufesë ka peshq, ata goditen dhe piqen. Por sado të mëdha të jenë rrufetë, ato nuk mund të prekin të gjithë detin apo liqenin ku bien.
Uji i detit, ndryshe nga ajri është një përçues i mirë, sepse përmban kripë. Ai arrin ta kalojë rrymën e rrufesë anash ose poshtë ujit.
Peshqit që ndodhen 20-30 metra thellësi në zonën ku ka rënë rrufeja mund të ngordhin. Por peshqit në një distance më të largët thjesht ndjejnë një dridhje.