Çifti fiton rekordin Guinness, zbuloni arsyen e pazakontë

James e Chloe Lusted janë konfirmuar nga komisioni i rekordeve Guinness si çifti i martuar me diferencën më të madhe të gjatësisë, rreth 60 cm. Ata u konfirmuan në kategorinë specifike: Çift i martuar, sekse të ndryshme, gruaja më e gjatë.

Chloe është e gjatë pak më shumë se 1.65 cm ndërsa James me gjatësinë modeste 1.09.

33 vjeçari James, vuan nga një formë e rrallë nanizmi e njohur si Displasi Diastrofike, por kjo nuk e ka ndaluar që të bëhet aktor e prezantues, kurse bashkëshortja e tij 27 vjeçarja Chloe, është mësuese.

Ata janë njohur fillimisht në një bar kur u prezantuan nga miq të përbashkët, periudhë në të cilën Chloe ishte studente në Cardiff të Uellsit.

Dyshja u martuan në 2016 dhe kanë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Olivia, e cila është tashmë dy vjeçe.

/abcnews.al

SHKARKO APP