Çifti i martuar prej 75 vitesh vdes në krahët e njëri-­tjetrit

Dëshira e tyre ishte të vdisnin së bashku. Dhe ashtu ndodhi. Jeanette Toczko, 96 vjeç dhe bashkëshorti i saj 95 vjeç, Alexander Toczko u shuan brenda pak orësh në krahët e njëri­tjetrit.

Çifti ishte i martuar prej 75 vitesh, por lidhja mes tyre kishte nisur që kur të dy ata ishin fëmijë rreth 8 vjeç. Ditët e fundit çifti qëndroi bashkë në një krevat. Vajza e çiftit, Aimee Toczko­Cushman tregon sesi i tregoi nënës se babai, burri që ajo po mbante pushtuar në krahë e la.

“I thanë nënës se ai iku, na la. Ajo psherëtiu, e pushtoi dhe i tha, ‘kjo ishte ajo që doje. Ti vdiqe në krahët e mi. Të dua, më prit, do vij dhe unë së shpejti”.

Dhe kështu ndodhi, dhe ajo dha frymën e fundit pranë të shoqit. Çifti ishin fëmijë të emigrantëve polakë që kishin emigruar në Kaliforni, konkretisht në San Diego. Ata u martuan të rinj dhe patën 5 fëmijë. Ata u gëzuan duke parë sesi rriteshin 10 nipër dhe mbesa si dhe arritën të shihnin teksa rriteshin dhe 6 stërnipër e stërmbesa.

 

 

 

 

SHKARKO APP