Çifti kanibal hëngri 30 njerëz, policia shokon me atë që u zbulua nga ADN

Dmitry Baksheev, 35 vjeç me nofkën “Devil” dhe gruaja e tij, Natalia Baksheeva, 42 vjeç u arrestuan nga policia ruse, pasi u akuzuan se vranë dhe hëngrën 30 persona, të cilët i kishin kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Por tani të tjera fakte rrënqethëse janë publikuar nga policia ruse. Mësohet se çifti i sëmurë mbante eshtrat e qenve dhe maceve në frigoriferin bashkë me mbetjet e ngrira të njerëzve të vrarë. Ky fakt rrënqethës u zbulua nëpërmjet raportit mjeko-ligjor dhe ekspetizës që iu bë mishit të gjendur në frigorifer. “Ekspertët kanë vërtetuar se ka pasur mish njerëzish, qensh dhe mace në çanta plastike”, njoftoi agjencia e lajmeve Mash. Tani ekspertët janë duke pritur për rezultatet e testit të ADN-së në mënyrë që të kuptojnë se sa mbetje njerëzish ishin në frigorifer. Deri tani janë gjetur trupa të futur nëpër çanta plastike dhe kavanozë brenda në frigorifer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?