Cila është origjina e fjalës Sozi? Gjithçka lindi nga një komedi dhe një shërbëtor me këtë emër

Gjithçka lindi nga Anfitrioni, një prej veprave më të njohura të komedianit latin Plauti (shekulli III-II para Krishtit). Komedia tregon çështjet e ngatërresat që u bënë kur Zeusi u bashkua me një grua tokësore Alkmena, gruaja e mbretit Anfitrion. Mes protagonistëve të komedisë gjendet edhe një shërbëtor me emrin Sozia.

Një ditë Zeusi u fut në shtëpinë e Alkmenës me mashtrim, duke marrë pamjen e Aniftrionit ( që në realitet kishte shkuar në luftë) dhe la në hyrje Mërkurin për të bërë roje. Merkuri për të mos u njohur nga ana e tij mori pamjen e shërbëtorit Sozia.

Rikthimi i këtij të fundit dhe i padronit të tij nga lufta krijoi një seri ngatërresash komike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas legjendës, nga bashkimi mes Zeusit dhe Alkmenës lindi Herkuli mitik ,ndërsa Sozia që nga ai moment u bë sinonim “i personit të ngjashëm me një tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?