Cili është objekti më i shtrenjtë në Tokë?

E vërtetë apo e gabuar? Një stacion i ri bërthamor në jug-perëndim të Britanisë së Madhe do të jetë objekti më i shtrenjtë në Tokë. Kjo kërkesë për impiantin e propozuar në Hinkley Point në Somerset, mund të pyesni pse kushton aq shumë për të ndërtuar?

“Hinkley është vendosur të jetë objekti më i shtrenjtë në Tokë … supozimet janë se Hinkley mund të kalojë shumën prej 24bn dollarë 35bn($)”, tha bamirësi mjedisor Greenpeace në muajin e kaluar pasi nisi një peticion kundër këtij projekti.

Kjo shifër përfshin një vlerësim për të paguar interesin mbi shumën e huazuar por Marrëveshja financiare për Hinkley është aq e errët sa që është e pamundur për tu llogaritur saktësisht se cila do të jetë kostoja finale. Ndërtesa më e lartë në botë, në Dubai, kushton 1 miliard£. Ura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë është në Oakland Bay në San Francisko. Kostoja e saj shkon deri në rreth4.5bn £.

Pra, pse është Hinkley është kaq i shtrenjtë?

“Reaktorët bërthamorë janë pjesa më e komplikuar e pajisjeve që ne kemi bërë”, thotë Steve Thomas, profesor i politikës energjetike në Universitetin e Greenwich. Në krahasim, stacioni i ri bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar, Sizewell B, e cila u përfundua në vitin 1995, kushton vetëm 4.1bn £.

Nuk ka centrale bërthamore në Europë që të jenë ndërtuar në këtë shekull – ato që janë ndërtuar në vitet e fundit janë në vende të tilla si Kina apo India, dhe Thomas beson se shifrat për këto, ku ato ekzistojnë, nuk janë të besueshme.

Burimi:BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP