Çmenduri! Peshkatari kap peshkaqenin nga bishti, ja çfarë i ndodh
Një peshkatar i “çmendur” ka kapur peshkaqenin me duar nga bishti por nuk ia priste mendja se çfarë do ti ndodhte. Sapo ai e prek, peshkaqeni 1.2 metra i gjatë i kthehet duke e kafshuar dy herë.
Në video shihen dy peshkatarë, indentiteti i të cilëve nuk është i njohur, që po përpiqeshin të kapnin peshkaqenin i cili kishte mbetur në një rrejtë peshkimi pranë bregut në Beach Wrightsville, Karolina e Veriut.
Por njëri nga ata iu afrua më shumë se ç’duhet dhe merr dy herë kafshim në dorë. Ai menjëherë del në breg të detit pasi gjaku po përhapej në ujë.