Çudisin ministrat: Ngrini ministrinë e Seksit
Me synimin për të rritur normën e lindshmërisë në vend dhe të reduktohen krimet seksuale, Unioni i Myslimanëve të Kazakistanit dhe Komiteti i Kazakistanit për të Drejtat e Njeriut i kanë drejtuar kryeministrit të Republikës propozimin për krijimin e një ministrie të seksit dhe demografisë.
“Situata aktuale në vend është alarmuese. Abuzimet seksuale prekin jo vetëm të rriturit por edhe fëmijët. Pedofilia ka arritur përmasa alarmante. Terrori seksual ka depërtuar në shkolla dhe institucione publike”, thuhet në deklaratë.
Rreth një vit më parë Unioni i Myslimanëve të Kazakistanit prezantoi një propozim për të vendosur një taksë mbi seksin që do t’i kalonte buxhetit të shtetit.
Këto para do të investoheshin për të përmirësuar shëndetin riprodhues të qytetarëve dhe për të luftuar sëmundjet seksualisht të transmetueshme.