Dalin pamje të tjera dhe data e publikimit të Galaxy S8

Galaxy S8 i gjigandit korean Samsung pritet të jetë një nga celularët më të mirë të vitit 2017, dhe data e lançimit të tij sapo është zbuluar.

Informacioni mbi datën e hedhjes në treg vjen nga Korea, saktësisht nga “SamMobile”, dhe thotë se Samsung nuk do ta publikojë celularin si zakonisht në Kongresin Botëror të Celularëve në shkurt.

Në vend të kohës së zakonshme, Samsung ka menduar ta publikojë celularin e ri në një ngjarje në Nju Jork në muajin mars, i cili nuk do të dilte në shitje më pas deri më 18 prill.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Samsung do të përdorë një divizion të tij të baterive, për të furnizuar me bateri për Galaxy S8 – në mënyrë që të mos shfaqen probleme si në rastin fatkeq të Note 7. /

SHKARKO APP