Daniel Radcliffe, paraja nuk ka qënë kurrë një faktor motivues për të
Aktori i njohur i serialit të famshëm “Harry Potter”, Daniel Radcliffe është cilësuar nga prestigjiozja britanike, “Dailymail” si një nga të rinjtë më të pasur në Britaninë e Madhe. Karriera e aktorit tashmë të njohur ka nisur 13 vite më parë, kur ai është zgjedhur të luajë rolin kryesor, në serialin “Harry Potter”. Sipas “The Sun” pasuria e Daniel llogaritet plotë 68 milionë dollarë, ndërsa theksohet se pasuria e tij drejtohet nga prindërit, të cilat janë drejtues të Gilmore Jacobs, e njëjta Kompani që kujdeset dhe për pasuritë e patundshme në Britani. Në fillim të këtij viti në një deklaratë për Heat Magazinë, ai ka theksuar se : – “ Kam qënë me fat, sepse paraja nuk ka qënë kurr një faktor motivues në jetën time” Pra për aktorin më të ri, stresi i të pasurit apo jo para, nuk ka qënë kurr i tillë.
V.TH/ Koha Jonë