Debaton me prindërit, adoleshenti tenton të hidhet nga kati i 12-të

Një adoleshent ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga kati i 12 i pallati në Wuhu pas një debati që ka pasur me prindërit e tij. Djali nga Kina, i cili ka hypur në ballkon, 40 metra mbi tokë është shpëtuar në momentin e fundit nga zjarrfikësit.

Ata morën njoftimin se një djalë po përpiqet të vetvritet dhe menjëherë arritën në vendngjarje. Sipas China News adoleshenti qëndronte në ballkon kur zjarrfikësit u përpoqën që ta bindnin të kthehej në banesë.

Zjarrëfikësit vendosën që të shkonin në ballkonin e një kati më sipër dhe ndërmorën një plan shpëtimi mjaft të rrezikshëm por të jashtëzakonshëm.

Pamjet tregojnë zjarrfikësin me veshje portokalli i cili zbret poshtë nga kati i 13-të dhe i jep të riut një goditje në gjoks duke e shtyrë brenda në banesë. Për fat të mirë djali nuk u dëmtua dhe ngjarja u mbyll pa tragjedi.

 

SHKARKO APP