Dëgjonte zhurmat në tavan, mëson se aty jetonte një i pastrehë

Një grua në Virxhinia të SHBA-s dëgjonte zhurma në tavanin e shtëpisë së saj dhe pasi njoftoi policinë mori vesh që aty jetonte një i pastrehë. Banorja e shtëpisë ka thënë se kur kishte dëgjuar në fillim zhurmat nuk ju kishte kushtuar vëmendje, pasi që pronari mbante gjëra të tij personale aty, prandaj kishte menduar që zhurmat i shkaktonte ai. Pasi kishte biseduar me pronarin, gruaja e cila dëshiron të mbetet anonim, kishte vendosur të njoftonte policinë dhe kishte kuptuar se në tavanin e shtëpisë së saj jetonte një i pastrehë 60 vjeçar, shkruan FoxNews. Policia ka marrë në paraburgim personin në fjalë, i cili akuzohet për hyrje me forcë. Policia nuk e di saktë se për sa kohë ai ka qëndruar brenda në shtëpi, por besohet se ka qëndruar për një kohë të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?