Del në ankand karfica me diamantë e Mbretëreshës së Spanjës

Një karficë me diamantë, të cilën Mbreti i Spanjës Alfonso i 12 ia dhuroi bashkëshortes së tij ditën e martesës, do ta dalë për herë të parë në asnkand javën e ardhshme në Gjenevë.

E përbërë nga pjesë të vogla të çmuara, të vendosura në formën e një luleje, karfica e njohur edhe si Devant-de-Corsage, iu dhurua dukeshës Maria Christina në Austri në nëntor të 1879 nga bashkëshorti i saj. Pas vdekjes në vitin 1929, bizhuteria e çmuar mbeti pronë e familjes deri deri në vitin 1980.

“Ajo që e bën unike këtë karficë është prejardhja e saj mbretërore, sepse dikur i përkiste Mbretëreshës së Spanjës, Maria Christina, e cila ishte martuar me mbretin Alfonso i 12. Kjo bizhu është tipike për atë periudhë dhe përdorej shumë në raste të veçanta, si dasma apo edhe evente të rëndësishme në familjet mbretërore”, shprehet specialiti

Departamentit të bizhuterive në shtëpinë e ankandeve Kristi, Daniel Ruyf.

Karfica tashmë është në pronësi të baroneshës Thyssen-Bornemizsa, ose e njohur gjerësisht si Carmen Cervera.

E lindur në Barcelonë, koleksionuese arti gjithashtu, Carmen u nda nga jeta në vitin 2002. Pritet që karfica të shitet nga 1.5 deri në 2 milion dollarë.

Gjithashtu në ankand do të jetë në shitje një safir dhe një diamant.

“Për mua ky gur është një nga më të mëdhatë që kam parë ndonjëherë. Është 35.9 karat dhe origjina është Kashmiri. Ju duhet të dini se hera e fundit që kam parë një gur të çmuar nga kashmiri ishte 19.88 karat dhe mua më dukej shumë i rrallë, sepse nuk prodhohen më gurë të kësaj madhësie.

Por gjithashtu edhe ngjyra blu e thellë është shumë e veçantë, thotë Ruif. Kurse diamanti i bardhe me një tonalitet roze të çelët, 55.52 karat pritet të shitet deri në 10 milionë dollarë”.

Ndërkohë në shitje në Gjenevë më 13 maj janë edhe një palë vathë të shoqëruara me unazë, dikur në pronësi të Jacqueline Kennedy Onassis.

Manjati i anijeve greke Aristotel Onasis ia dhuroi vejushës së Presidentit amerikan Kennedy për martesën e tyre në vitin 1968. Ekpertët mendojnë se ky komplet bizhuterish do të arrijë të grumbullojë deri në 350 mijë dollarë.

Gjithsej në ankandin e Gjenevës, kristi pritet të arkëtojë më shumë se 80 milion dollarë.

SHKARKO APP